Ilustrim skematik. Foto reale të produktit shtohen sapo të jenë gati.
V20 Max
Për mal, zhavorr dhe shtigje. Rugova të pret.
Ngjyra: Gri
Me porosi. Zakonisht gati për 1–2 javë.
- Testim falas në dyqan
- Montuar dhe kontrolluar në Prishtinë
- Garancion 2 vjet, korniza deri në 5 vjet
- Transport falas në Kosovë
Nuk je i sigurt? Të telefonojmë ne.
Pse V20 Max
- Motor 250W në rrotën e pasme
- Ndihmë pedalimi deri në 25 km/h
- Autonomi deri në 100 km*
- Bateri 48V 20Ah, e heqshme
- Amortizim para dhe prapa
- Frena disk hidraulike
- Goma 26 × 4.0"
- Drita LED para dhe prapa
- Për gjatësi trupi 170–200 cm
- Ulëse e gjatë e qepur me dorë
- Goma me dhëmbë për terren
- Rrota 26 inç
- Montuar dhe kontrolluar në punëtorinë tonë
V20 Max është fatbike malor me kornizë sportive dhe rrota 26 inç. Gomat e trasha me dhëmbë kapen në zhavorr, baltë dhe borë të lehtë, ndërsa amortizimi i plotë i zbut rrënjët dhe gurët.
Bateria dhe karikimi
Bateria 48V 20Ah hiqet me çelës dhe karikohet në çdo prizë. Nga zero në plot duhen rreth 6–8 orë. Që të zgjasë më shumë, mos e lër bosh për javë të tëra dhe në dimër mbaje në vend të ngrohtë.
Montimi dhe dorëzimi
Çdo V20 Max e montojmë vetë në punëtori. I rregullojmë frenat, marshat dhe dritat, e testojmë në rrugë dhe e rregullojmë ulësen sipas gjatësisë tënde. E merr në dyqan gati për rrugë, ose ta sjellim falas kudo në Kosovë.
Specifikimet
Motori
- Fuqia
- 250W
- Pozicioni
- Në rrotën e pasme
- Ndihmë deri në
- 25 km/h
Bateria
- Tensioni dhe kapaciteti
- 48V 20Ah
- Autonomia
- deri në 100 km*
- Koha e karikimit
- 6–8 orë
- E heqshme
- Po
- Pozicioni
- Në kornizë
Korniza
- Materiali
- Alumin
- Amortizimi
- Para dhe prapa
- Gjatësia e trupit
- 170–200 cm
- Pesha
- 34 kg
- Ngarkesa maksimale
- 130 kg
Frenat
- Para
- Disk hidraulike
- Prapa
- Disk hidraulike
Rrotat dhe marshat
- Gomat
- 26 × 4.0"
- Marshat
- Shimano, 8 shpejtësi
Të tjera
- Ekrani
- Ekran LCD me ngjyra
- Dritat
- LED para dhe prapa
- Garancioni
- 2 vjet, korniza deri në 5 vjet
* Autonomia është matur në kushte ideale: 25 km/h, terren i rrafshët, temperaturë e butë dhe nivel i ulët ndihme. Në dimër, në kodra ose me nivel të lartë ndihme, distanca është më e shkurtër. Kapaciteti i baterisë bie gradualisht me kohën.
Garancioni
Garancion për biçikletën: motori, bateria, elektronika dhe korniza.
Shtesë për kornizën, kur servisin vjetor e bën në punëtorinë tonë.
Garancioni trajtohet këtu, jo me postë jashtë vendit.
Garancioni nuk mbulon pjesët që konsumohen normalisht, si gomat, frenat dhe zinxhiri, as dëmet nga aksidentet, modifikimet ose rritja e shpejtësisë mbi 25 km/h.
Pyetje për V20 Max
A mund ta provoj V20 Max para se ta blej?
Po, testimi është falas dhe zgjat rreth 20 minuta. Rezervo një termin dhe e përgatisim modelin para se të vish.
Sa kohë duhet për ta karikuar baterinë?
Nga zero në plot rreth 6–8 orë. Bateria hiqet me çelës dhe karikohet në çdo prizë normale.
Si funksionon pagesa me këste?
Zgjidh "Me këste pa interes" — deri në 12 këste me Bonus kartelë (Raiffeisen) ose Starcard (TEB). Postieri sjell aparatin POS kur ta dorëzojmë.
Çfarë ndodh nëse diçka prishet?
Sillu në punëtorinë tonë në Prishtinë. Mbajmë pjesë këmbimi në stok për çdo model që shesim, kështu që shumica e riparimeve bëhen po atë ditë.
Mund të të pëlqejnë edhe
Të gjitha modeletV20 Pro
Klasiku me ulëse të gjatë dhe amortizim para e prapa.
- 250W
- 48V 15Ah
- 20 × 4.0"
ose €74.92 në muaj
V20 Mini
Më e vogël dhe më e lehtë, për shtat më të shkurtër.
- 250W
- 36V 13Ah
- 20 × 4.0"
ose €62.42 në muaj
V20 Sport
Bateri më e madhe dhe frena hidraulike për ngasje të përditshme.
- 250W
- 48V 17.5Ah
- 20 × 4.0"
ose €83.25 në muaj