V20 Pro, E zezë mat
V20 Pro, Gri
V20 Pro, Ngjyrë rëre

Ilustrim skematik. Foto reale të produktit shtohen sapo të jenë gati.

V20 Pro

Klasiku me ulëse të gjatë dhe amortizim para e prapa.

€899.00 TVSH e përfshirë
Me këste pa interes
12 × €74.92 Bonus kartelë ose Starcard

Ngjyra: E zezë mat

Në stok. Merre sot në dyqanin në Prishtinë.

  • Testim falas në dyqan
  • Montuar dhe kontrolluar në Prishtinë
  • Garancion 2 vjet, korniza deri në 5 vjet
  • Transport falas në Kosovë

Nuk je i sigurt? Të telefonojmë ne.

Pse V20 Pro

  • Motor 250W në rrotën e pasme
  • Ndihmë pedalimi deri në 25 km/h
  • Autonomi deri në 80 km*
  • Bateri 48V 15Ah, e heqshme
  • Amortizim para dhe prapa
  • Frena disk hidraulike
  • Goma 20 × 4.0"
  • Drita LED para dhe prapa
  • Për gjatësi trupi 160–195 cm
  • Ulëse e gjatë e qepur me dorë
  • Ulëse e gjatë e qepur me dorë
  • Drita sinjalizuese të integruara
  • Montuar dhe kontrolluar në punëtorinë tonë

V20 Pro është fatbike-u që e njeh pothuajse secili: ulëse e gjatë dhe e butë, goma të trasha që i kapërcejnë gropat dhe kalldrëmin, dhe një pamje që të kthen kokat. Amortizimi para dhe prapa e bën të qetë edhe në rrugët më të këqija të qytetit.

Bateria dhe karikimi

Bateria 48V 15Ah hiqet me çelës dhe karikohet në çdo prizë. Nga zero në plot duhen rreth 5–7 orë. Që të zgjasë më shumë, mos e lër bosh për javë të tëra dhe në dimër mbaje në vend të ngrohtë.

Montimi dhe dorëzimi

Çdo V20 Pro e montojmë vetë në punëtori. I rregullojmë frenat, marshat dhe dritat, e testojmë në rrugë dhe e rregullojmë ulësen sipas gjatësisë tënde. E merr në dyqan gati për rrugë, ose ta sjellim falas kudo në Kosovë.

Specifikimet

Autonomia me një karikimderi në 80 km

Motori

Fuqia
250W
Pozicioni
Në rrotën e pasme
Ndihmë deri në
25 km/h

Bateria

Tensioni dhe kapaciteti
48V 15Ah
Autonomia
deri në 80 km*
Koha e karikimit
5–7 orë
E heqshme
Po
Pozicioni
Nën ulëse

Korniza

Materiali
Alumin
Amortizimi
Para dhe prapa
Gjatësia e trupit
160–195 cm
Pesha
33 kg
Ngarkesa maksimale
130 kg

Frenat

Para
Disk hidraulike
Prapa
Disk hidraulike

Rrotat dhe marshat

Gomat
20 × 4.0"
Marshat
Shimano, 7 shpejtësi

Të tjera

Ekrani
Ekran LCD me ngjyra
Dritat
LED para dhe prapa
Garancioni
2 vjet, korniza deri në 5 vjet

* Autonomia është matur në kushte ideale: 25 km/h, terren i rrafshët, temperaturë e butë dhe nivel i ulët ndihme. Në dimër, në kodra ose me nivel të lartë ndihme, distanca është më e shkurtër. Kapaciteti i baterisë bie gradualisht me kohën.

Garancioni

2 vjet

Garancion për biçikletën: motori, bateria, elektronika dhe korniza.

+3 vjet

Shtesë për kornizën, kur servisin vjetor e bën në punëtorinë tonë.

Prishtinë

Garancioni trajtohet këtu, jo me postë jashtë vendit.

Garancioni nuk mbulon pjesët që konsumohen normalisht, si gomat, frenat dhe zinxhiri, as dëmet nga aksidentet, modifikimet ose rritja e shpejtësisë mbi 25 km/h.

Pyetje për V20 Pro

A mund ta provoj V20 Pro para se ta blej?

Po, testimi është falas dhe zgjat rreth 20 minuta. Rezervo një termin dhe e përgatisim modelin para se të vish.

Sa kohë duhet për ta karikuar baterinë?

Nga zero në plot rreth 5–7 orë. Bateria hiqet me çelës dhe karikohet në çdo prizë normale.

Si funksionon pagesa me këste?

Zgjidh "Me këste pa interes" — deri në 12 këste me Bonus kartelë (Raiffeisen) ose Starcard (TEB). Postieri sjell aparatin POS kur ta dorëzojmë.

Çfarë ndodh nëse diçka prishet?

Sillu në punëtorinë tonë në Prishtinë. Mbajmë pjesë këmbimi në stok për çdo model që shesim, kështu që shumica e riparimeve bëhen po atë ditë.