C28, E bardhë
C28, Ngjyrë rëre
C28, E zezë mat

Ilustrim skematik. Foto reale të produktit shtohen sapo të jenë gati.

C28

Kornizë e ulët, hyrje e lehtë, e rehatshme për çdo moshë.

€649.00 TVSH e përfshirë
Me këste pa interes
12 × €54.08 Bonus kartelë ose Starcard

Ngjyra: E bardhë

Në stok. Merre sot në dyqanin në Prishtinë.

  • Testim falas në dyqan
  • Montuar dhe kontrolluar në Prishtinë
  • Garancion 2 vjet, korniza deri në 5 vjet
  • Transport falas në Kosovë

Nuk je i sigurt? Të telefonojmë ne.

Pse C28

  • Motor 250W në rrotën e pasme
  • Ndihmë pedalimi deri në 25 km/h
  • Autonomi deri në 60 km*
  • Bateri 36V 13Ah, e heqshme
  • Amortizim para
  • Frena disk mekanike
  • Goma 20 × 3.0"
  • Drita LED para dhe prapa
  • Për gjatësi trupi 150–185 cm
  • Ulëse e gjatë e qepur me dorë
  • Kornizë me hyrje të ulët
  • Mbajtëse bagazhi prapa
  • Montuar dhe kontrolluar në punëtorinë tonë

C28 është ndërtuar për rehati: hypën dhe zbret pa e ngritur këmbën lart, ulesh drejt, dhe gomat pak më të gjera e bëjnë të qëndrueshme. Ideale për punë, pazar dhe xhiro të qeta nëpër qytet.

Bateria dhe karikimi

Bateria 36V 13Ah hiqet me çelës dhe karikohet në çdo prizë. Nga zero në plot duhen rreth 4–6 orë. Që të zgjasë më shumë, mos e lër bosh për javë të tëra dhe në dimër mbaje në vend të ngrohtë.

Montimi dhe dorëzimi

Çdo C28 e montojmë vetë në punëtori. I rregullojmë frenat, marshat dhe dritat, e testojmë në rrugë dhe e rregullojmë ulësen sipas gjatësisë tënde. E merr në dyqan gati për rrugë, ose ta sjellim falas kudo në Kosovë.

Specifikimet

Autonomia me një karikimderi në 60 km

Motori

Fuqia
250W
Pozicioni
Në rrotën e pasme
Ndihmë deri në
25 km/h

Bateria

Tensioni dhe kapaciteti
36V 13Ah
Autonomia
deri në 60 km*
Koha e karikimit
4–6 orë
E heqshme
Po
Pozicioni
Në kornizë

Korniza

Materiali
Alumin
Amortizimi
Para
Gjatësia e trupit
150–185 cm
Pesha
25 kg
Ngarkesa maksimale
120 kg

Frenat

Para
Disk mekanike
Prapa
Disk mekanike

Rrotat dhe marshat

Gomat
20 × 3.0"
Marshat
Shimano, 7 shpejtësi

Të tjera

Ekrani
Ekran LCD
Dritat
LED para dhe prapa
Garancioni
2 vjet, korniza deri në 5 vjet

* Autonomia është matur në kushte ideale: 25 km/h, terren i rrafshët, temperaturë e butë dhe nivel i ulët ndihme. Në dimër, në kodra ose me nivel të lartë ndihme, distanca është më e shkurtër. Kapaciteti i baterisë bie gradualisht me kohën.

Garancioni

2 vjet

Garancion për biçikletën: motori, bateria, elektronika dhe korniza.

+3 vjet

Shtesë për kornizën, kur servisin vjetor e bën në punëtorinë tonë.

Prishtinë

Garancioni trajtohet këtu, jo me postë jashtë vendit.

Garancioni nuk mbulon pjesët që konsumohen normalisht, si gomat, frenat dhe zinxhiri, as dëmet nga aksidentet, modifikimet ose rritja e shpejtësisë mbi 25 km/h.

Pyetje për C28

A mund ta provoj C28 para se ta blej?

Po, testimi është falas dhe zgjat rreth 20 minuta. Rezervo një termin dhe e përgatisim modelin para se të vish.

Sa kohë duhet për ta karikuar baterinë?

Nga zero në plot rreth 4–6 orë. Bateria hiqet me çelës dhe karikohet në çdo prizë normale.

Si funksionon pagesa me këste?

Zgjidh "Me këste pa interes" — deri në 12 këste me Bonus kartelë (Raiffeisen) ose Starcard (TEB). Postieri sjell aparatin POS kur ta dorëzojmë.

Çfarë ndodh nëse diçka prishet?

Sillu në punëtorinë tonë në Prishtinë. Mbajmë pjesë këmbimi në stok për çdo model që shesim, kështu që shumica e riparimeve bëhen po atë ditë.