Punëtoria jonë.
Këtu i montojmë biçikletat që shesim, dhe këtu i riparojmë kur diçka nuk shkon. Servisin e bëjmë edhe për biçikleta elektrike të blera diku tjetër.
Çmimet e servisit
Çmimet më poshtë janë për punën. Pjesët e këmbimit paguhen veç, dhe ta themi çmimin para se të fillojmë.
Kontroll i vogël
Frenat, marshat, presioni i gomave, shtrëngimi i vidave dhe kontroll i dritave.
15 €Servis vjetor
Kontroll i plotë, pastrim, lyerje e zinxhirit, rregullim i frenave dhe marshave, kontroll i baterisë dhe i motorit.
45 €Diagnostikim i baterisë
Matje e kapacitetit real dhe kontroll i qelizave dhe i BMS-së, me raport me shkrim.
20 €Riparim i defektit në gomë
Zëvendësim i tubit ose i gomës, përfshirë heqjen e rrotës me motor.
12 €Montim i biçikletës nga kutia
Për biçikleta të blera online diku tjetër: montim i plotë dhe kontroll teknik.
35 €Rezervo një termin
Garancioni
Çdo biçikletë që shesim ka garancion nga ne, në Prishtinë. Nuk të dërgojmë te prodhuesi dhe nuk të lëmë të presësh me javë për një përgjigje nga jashtë vendit.
Vjet garancion shtesë për kornizën kur servisin vjetor e bën te ne. Kështu servisi paguan veten.
Çfarë mbulohet
- Motori, kontrolluesi dhe elektronika
- Bateria dhe sistemi i menaxhimit të saj
- Korniza dhe piruni
- Puna e riparimit në punëtorinë tonë
Çfarë nuk mbulohet
Pjesët që konsumohen normalisht, si gomat, tubat, frenat dhe zinxhiri. As dëmet nga aksidentet, nga uji nën presion, nga modifikimet ose nga rritja e shpejtësisë mbi 25 km/h.
Si t'i zgjasësh jetën baterisë
Mos e lër bosh për javë të tëra
Nëse nuk e përdor biçikletën për një kohë, mbaje baterinë rreth gjysmë të karikuar dhe karikoje sërish çdo dy muaj. Një bateri e lënë bosh muaj me radhë humb kapacitet përgjithmonë.
Në dimër mbaje brenda
Të ftohtët e ul kapacitetin. Hiqe baterinë dhe mbaje në shtëpi, jo në ballkon apo në garazh të ftohtë, dhe mos e karikoj menjëherë pasi e ke sjellë nga i ftohti.
Përdor vetëm karikuesin origjinal
Karikuesit e lirë universalë janë shkaku më i shpeshtë i baterive të dëmtuara dhe i rreziqeve nga zjarri. Nëse e humb karikuesin, merr një origjinal te ne.
Mos e laj me ujë nën presion
Uji nën presion futet në motor, në kontrollues dhe në kontaktet e baterisë. Përdor një leckë të lagësht dhe pak sapun, dhe mos e drejto zorrën nga kontaktet.
Diçka nuk shkon me biçikletën?
Na shkruaj në WhatsApp me një foto ose një video të shkurtër. Shpesh e kuptojmë problemin para se të vish.